Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Qeveria s’po i rrit pagat në sektorin publik e po e kërkon këtë nga sektori privat

Besnik Tahiri - AAK

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rëndim të jetës së qytetarëve e mashtrim të tyre.

Ai ka konferencës së sotme të kryeministrit Albin Kurti e ministrin e Financave, Hekuran Murati, të mbajtur pas mbledhjes së Qeverisë, në të cilën ndër të tjera Murati ka kritikuar bizneset për mosofrim të kushteve të duhura të punës për punëtorët.

Sipas Tahirit Qeveria, edhe pse e ka në dorë, nuk po e bën rritjen e pagave në sektorin publik.

“Më la shumë përshtypje një mashtrim skandaloz që e bënë me qytetarët e Kosovës, ministri Hekuran Murati. Në këtë konferencë, ai kërkonte që sektori privat t’i rrit pagat për punëtorët sepse u është rritur fitimi. E, është vet personi përgjegjës, që e ka në dorë, me një rishikim buxhetor, me një ndërrim të një neni, ta rris koeficientin nga 105 në 129 euro, siç kemi rekomanduar si AAK dhe me i rritë pagat në sektorin publik për 80 mijë njerëz”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Sipas tij Qeveria nuk ka bërë asgjë për sektorin privat.

Edhe Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së Arbëri Rroga e 13-të përplas ministrin e Financave me deputetin e AAK-së

“Pra, e ka në dorë vendimin për t’i rritur pagat në sektorin publik, e kërkon një gjë të tillë nga sektori privat, që s’ka bërë asgjë për ta. Kjo është një qeveri, është një ministër i Financave që nuk ka bërë asgjë për sektorin privat, për biznesin, për ekonominë, veçse ua ka rënduar jetesën, e veçse u ka qëndruar mbi kokë, tash e dy vjet e gjysmë”, ka shkruar Tahiri.