Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar se gjatë katër vjetëve të qeverisjes, edhe në sektorin privat ka pasur rritje të pagës, duke përmendur se në dy sektorët, paga mesatare është rritur për 104 euro.
Murati ka thënë në podcastin “Rrjedha” në Kohavision se rritja e pagave ka ndodhur si shkak i rritjes ekonomike dhe shtimit të vendeve të punës.
“Ka edhe rritje të pagës, për 104 euro është shtuar paga mesatare, nga 466 euro në 570 euro në sektorin publik dhe privat. Ka pasur 9.4 për qnd rritje në 2023-n, por kjo s’është e tëra rritje. Synimi ynë ka qenë që të ketë rritje të fuqisë blerëse të familjes”, ka thënë Murati.
Ministri i Financave ka shtuar se gjatë katër vjetëve janë regjistruar 80.000 punëtorë të rinj, duke thënë se numri i qytetarëve të punësuar është rreth 430.000. sipas Muratit, trendi i vendeve të punës është rritës.
I pyetur për punët si ministër, Murati përmendi rritjen e buxhetit, formalizimin dhe punësimin e lartë, si çështje kryesore gjatë këtij mandati.
“Nëse nisemi nga financat publike, ka qenë sukses i jashtëzakonshëm. Rritja e buxhetit pasi ka mundësuar rritje të ndarjes edhe për ministritë e lindjes. Punësimi më i lartë, formalizimi dhe rritja e çmimeve. Numri i të hyrave ka qenë 2 miliardë, ka shkuar në 3 miliardë” ka shtuar ai.
Sipas Muratit, çmimet e produkteve bazike në Kosovës janë rritur së më paku në rajon.