Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka akuzuar Qeverinë për mashtrim dhe kamuflim.
Këtë akuzë Tahiri e ka ngritur pas rrëzimit të disa neneve të Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese.
“Bie Ligji i Pagave, ligje koti që bien herë me rënie të lirë, e herë sipas rrjedhës kaskadë! Rrëzim pasi rrëzimi, dështim pas dështimi, nga qeverisja e mashtrimit dhe kamuflimit”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas Tahirit, anëtarët e qeverisë aktuale kanë nevojë për trajnime nga ish-gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese, nga njohës të shtetit të së drejtës, si dhe nga njohës të ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik.
Gjykata Kushtetuese ka shpallur të pavlefshme disa pjesë të Ligjit për paga në sektorin publik, duke mos afektuar pagat që janë rritur bazuar në këtë Ligj.
Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese thuhet se ankesa e Avokatit të Popullit për Ligjin për paga është shpallur e pranueshme dhe ka konstatuar se disa nene të këtij ligji janë në kundërshtim me Kushtetutën.
Edhe
Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, pritëm rritje të vlerës së koeficientit
Sipas njoftimit vendimi i Kushtetueses nuk i afekton pagat e zyrtarëve publikë.
-
Tahiri: Qeveria e nisi dhe do ta përmbyllë mandatin me shkelje, duke lënë kaos në administratën e shtetit
-
Tahiri: Sipas Qeverisë gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj
-
Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme