Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pasi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Themelores në Prishtinë me të cilin është anuluar si i kundërligjshëm vendimi Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Sipas Tahirit “loja dhe mashtrimi i kësaj Qeverie me pagat në sektorin publik po vazhdon të dekonspirohet”.
“Gjykata e Apelit e konfirmon edhe njëherë me vendimin e shkallës së parë sipas të cilit Qeveria veproi kundër ligjit me uljen e pagave të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Duke qenë që kjo qeveri është kundër sundimit të ligjit dhe kundër ndarjes së pushteteve, nuk duhet të çuditemi edhe nëse nuk i zbaton verdiktet e gjykatave. Sipas kësaj Qeverie, gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
-
Tahiri pas rrëzimit të disa neneve të Ligjit për Paga: Ligje koti që bien me rënie të lirë
-
Aleanca thotë se do t’i çojë në Prokurori 18 vendimet e Qeverisë në detyrë
-
Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme
-
Tahiri: AAK-ja do të jetë pjesë e seancës për formimin e Qeverisë, votojmë kundër