Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk ka ndryshim sa i përket qëndrimit të partisë për votimin për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Derisa ka folur për Qeverinë në detyrë, ai ka thënë se në Kosovë perspektivë kanë vetëm familjarët e atyre që janë në pushtet.
“Në krye të detyrës o kemi disa njerëz që nuk mendojnë për njerëz dhe halle të tyre, përkundrazi ia kanë vënë lakun në fyt edhe atyre bizneseve që e bëjnë paranë kryesore në sektorin privat. Ne jemi këtu me çu në shtëpi këtë Qeveri dhe me sjellë një qeveri që është në krye të detyrës dhe që arrin t’i trajtojë problemet e qytetarëve. Këta janë për vëllezërit e tyre, motrat e tyre. Këtu në këtë vend sot perspektivë kanë familjarët e tyre”, ka thënë ai para fillimit të seancës konstituive.
Se s'ka ndryshim në qëndrimin e PDK-së për votimin e kandidates së VV-së për kryeparlamentare, ka konfirmuar edhe deputeti Nait Hasani.
"Me i pasë mendtë në kokë kryetarët e partive moti e kishin kry këtë punë", tha Hasani.
Dështimi i 24-t, s’ka konstituim të Kuvendit
Legjislatura e re e Kuvendit të Kosovës nuk është konstituar as pas përpjekjes së 24-t. Sërish...-
Tahiri: Le të këtë garë për president mes Haradinajt nga opozita dhe një kandidati të VV-së
-
Abelard Tahiri nuk do të kandidojë për deputet
-
Tahiri: Në këtë situatë jemi si rezultat i dramave të prodhuara nga Kurti
-
AAK-ja s’merr pjesë në seancën për diskutim për presidentin
-
Tahiri: Qeveria nuk po kërkon zgjidhje, synon bllokada