Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore.
Ai ka kërkuar që urgjentisht të mblidhet Kuvendi i Kosovës në një seancë që të dalë së paku me një qëndrim politik, institucional a shtetëror.
“Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim. Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar Tahiri në Facebook.
E në Kuvendin e Kosovës Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e prokurorit të Specializuar, me të cilën synohet kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj.
-
Aleanca fton deputetët në Kuvend: Kosova na thërret
-
Aleanca bën thirrje që të votohet ndryshimi i Ligjit për Speciale edhe në lexim të dytë
-
Tahiri: Ta thërrasim mendjen e përgjegjësinë për Ligjin për Specialen
-
Tahiri: Nesër të mos bëhet lojë me Ligjin për Specialen
-
Tahiri i kërkon Qeverisë ta procedojë urgjentisht ligjin për Dhomat e Specializuara