KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Ταχίρι: Είναι επείγον να συγκληθεί η Βουλή του Κοσσυφοπεδίου

Μπέσνικ Ταχίρι

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditorë.

Ai ka kërkuar që urgjentisht të mblidhet Kuvendi i Kosovës në një seancë që të dalë së paku me një qëndrim politik, institucional a shtetëror.

“Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim. Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka deklaruar Tahiri në Facebook.