Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja e Aleanca nga Kuvendi e akuzojnë Kurtin për cenim të rendit kushtetues

pdk aleanca

Foto: Driton Paçarada

Top of Form

Bottom of Form

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar sërish konstituimin e tij.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës. 

Tahiri ka thënë se, pavarësisht mbështetjes që Kurti ka marrë në zgjedhje, sipas tij, ai po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.

Edhe PDK-ja e AAK-ja thonë se është zaptuar rendi demokratik LAJMET E MBRËMJES PDK-ja e AAK-ja thonë se është zaptuar rendi demokratik

“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht rezultatit që e ka mbërri edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%. Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijesuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, tendenca e tij është që ta nënshtrojë qytetarin e Kosovës, ta cenojë rendin organizativ, e ligjor të Kosovës. 

“Që 24-5 ditë thotë për marrëveshje politike, takohet një herë në javë me Lumir Abdixhikun. Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen kuvend me funksionalizu kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për të është e papranueshme që Kurti, të cilin e ka parë më herët duke kundërshtuar institucionet, tash si përfaqësues i popullit, sipas tij, po e cenon rendin kushtetues.

Tahiri është shprehur i bindur se kjo qasje nuk do të ketë sukses, duke përmendur edhe kundërshtimin që, sipas tij, ekziston nga gjeneratat e reja dhe nga pjesëtarë të UÇK-së.

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha, bllokimin e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës.

Edhe PDK-ja dhe Aleanca e ftojnë “deputetin Kurti” t’i formojë institucionet e reja LAJMET E MBRËMJES PDK-ja dhe Aleanca e ftojnë “deputetin Kurti” t’i formojë institucionet e reja

Ai tha se bllokada e institucioneve nuk po fshihet më dhe se deputetët e opozitës janë të pranishëm në Kuvend, ndërsa, sipas tij, deputetët e LVV-së mungojnë.

“Ata tashmë as nuk po e fshehin që janë bllokuesit. Ata s’po tentojnë as të arsyetohen pse po e bëjnë bllokadën e Kuvendit edhe të shtetit të Kosovës. Ne jemi këtu në sallën e Kuvendit edhe sot, ata nuk janë. Një pjesë e deputetëve të Vetëvendosjes sot janë në bregdet. Një pjesë e tyre janë duke u marrë me biznes. Një pjesë e tyre janë në kolltukë qeveritarë, kurse një pjesë e tyre nuk guxojnë me dalë nga shtëpia apo rrinë në shtëpi për shkak të kërkesave dhe pyetjeve të qytetarëve që i bëjnë”, tha Ramadani.

Ramadani theksoi se, sipas tij, qëndrimi i AAK-së dhe PDK-së nuk lidhet me interesa partiake, por me funksionalizimin e shtetit dhe institucionet e tij.

“Zonja dhe zotërinj, qytetarë të Kosovës, kjo që po ndodh sot në Kosovë, për ne nuk është betejë partiake. Kjo që po ndodh sot në Kosovë, për ne nuk është as kërkesë partiake, as synim partiak. Kjo që po e bëjmë ne sot së bashku nuk është as për partinë, as për individin, e as për qeverinë. Ne po flasim për shtetin. Këta po flasin e po bëjnë gjithçka veç për pushtetin. Ne po flasim për jetën e qytetarëve, ata veç për poste. Me javë e muaj të tërë po flasin vetëm për poste. E keni dallimin thelbësor mes nesh edhe këtyre: Ne e pranojmë vullnetin e votuesve; Ata po e sakatojnë shpresën e popullit të Kosovës.

Deputeti i Aleancës tha se qytetarët nuk janë të interesuar për përplasjet partiake, por për funksionimin e shtetit.

Ramadani tha se jashtë Kuvendit qytetarët përballen me pasiguri në fusha të ndryshme të jetës dhe se kjo, sipas tij, nuk mund të zgjidhet përmes bllokadës institucionale.

Edhe PDK-ja e Aleanca sërish para Qeverisë, kërkojnë Kurtin në Kuvend Arbëri PDK-ja e Aleanca sërish para Qeverisë, kërkojnë Kurtin në Kuvend

“Sido që të jetë, jashtë mureve të kësaj salle të Kuvendit është një realitet tjetër. Qytetarët e Kosovës sot kanë pasiguri të madhe. E kjo pasiguri nuk zgjidhet me bllokadë. Pasiguri në rrugë, statistikat tregojnë për një situatë jashtëzakonisht të rëndë; Pasiguri në shkollë; Pasiguri në shtet; Pasiguri në treg”, shtoi Ramadani.