Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Le PDK et l'Alliance parlementaire accusent Kurti de violer l'ordre constitutionnel.

Alliance PDK

Photo de : Driton Pacharada

Haut de la forme

Bas de formulaire

Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës janë mbledhur sot në Kuvendin e Kosovës, duke kërkuar sërish konstituimin e tij.

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e akuzuar se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të Kosovës. Tahiri i ka bërë këto deklarime para deputetëve të PDK-së, dhe Aleancës, të cilët janë mbledhur në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se, pavarësisht mbështetjes që Kurti ka marrë në zgjedhje, sipas tij, ai po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.

“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht rezultatit që e ka mbërri edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%. Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijesuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, ka thënë ai.

Sipas tij, tendenca e tij është që ta nënshtrojë qytetarin e Kosovës, ta cenojë rendin organizativ, e ligjor të Kosovës. 

“Që 24-5 ditë thotë për marrëveshje politike, takohet një herë në javë me Lumir Abdixhikun. Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen kuvend me funksionalizu kuvendin, se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se për të është e papranueshme që Kurti, të cilin e ka parë më herët duke kundërshtuar institucionet, tash si përfaqësues i popullit, sipas tij, po e cenon rendin kushtetues.

Tahiri është shprehur i bindur se kjo qasje nuk do të ketë sukses, duke përmendur edhe kundërshtimin që, sipas tij, ekziston nga gjeneratat e reja dhe nga pjesëtarë të UÇK-së.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka thënë se qytetarët presin punë, projekte konkrete dhe rezultate, ndërsa ka kërkuar më shumë drejtësi dhe barazi për të rinjtë.