Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri e quan “përndjekje” vendimin për uljen e pagave në sistemin gjyqësor

Abelard Tahiri

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë të mërkurën se vendimi i Qeverisë së Kosovës për uljen e pagave për gjyqtarët e prokurorët, është përpjekje e paramenduar e kryeministrit Kurti, për të krijuar një krizë identitare.

Tahiri ka shkruar në Facebook, se me këtë vendim është përmbysur çdo gjë e mirëfilltë.

“Ulja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk ka të bëjë as me buxhetin, as me kursimin dhe as me ligjshmërinë. Ky vendim është përpjekje e paramenduar e Albin Kurtit, për të krijuar një krizë identitare ndaj atyre që punojnë për çdo ditë për rend dhe ligj. Në së paku 10 vitet e fundit, institucionet e Kosovës kanë ndërtuar një perspektivë ku organet e drejtësisë punojnë të pavarura, të pandikuara, të paanshme, që zbatojnë ligjin dhe drejtësinë siç e përcakton Kushtetuta, dhe që për punën e tyre marrin kompensim adekuat e meritor. Sot, kjo perspektivë u përmbys, nga kryeministri që po përmbysë çdo gjë të mirëfilltë, përballë mësymjes jo konvencionale me të cilën ai i është qasur qeverisjes”, ka shkruar Tahiri.

Ai e ka quajtur vendimin edhe një përndjekje e cila siç ka thënë, s’duhet të lejohet.

“Përpjekja për ta subordinuar këtë pushtet përmes uljes së pagave dhe lojës me paga, në fakt është jo veç përpjekje. Është në radhë të parë përndjekje. Kjo s’mund dhe s’duhet të lejohet”, ka shkruar ai.

Edhe Tahiri: Sipas Qeverisë gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj Arbëri Tahiri: Sipas Qeverisë gjyqësori nuk është asgjë më shumë se sa një degë politike e saj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka reaguar pas vendimit, duke thënë se ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë.