Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Sulmet e Qeverisë po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se sistemi i drejtësisë nga Qeveria, kërcënimet ndaj Sindikatës së Arsimit dhe diskutimi mbi zgjedhjet po bëhet që të iket nga përgjegjësia “për varfërimin e madh”.

Ai ka shkruar në Facebook të mërkurën se Qeveria duhet të pyetet se kur do të ulet çmimi i energjisë, kur do të rriten pagat e pensionet dhe kur do të përfundojnë punimet në disa rrugë.

Sipas deputetit të partisë opozitare, po tentohet të mos flitet për çmimet e pagat e ulëta.

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri. Krejt këto sulme kanë qëllim që në publik mos të flitet për ngritjen e çmimeve, çmimin e lartë të rrymës, pagat e ulëta, pensionet e ulëta, bllokimin e investimeve e kapitale, ikjen e rinisë e shumë tema tjera”, ka thënë Tahiri.