Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se seanca e së enjtes në Kuvendin e Kosovës duhet të jetë alarm i fundit për të shtyrë përpara detyrën e Qeverisë për investime publike.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ministri i Financave, Hekuran Murati, është thirrur në interpelancë për të reflektuar në, siç thotë ai, dy rreziqe të mëdha ekonomike me të cilat po përballet vendi.
“E para, lidhet me bllokimin e investimeve kapitale, që është në nivelin më të ulët në histori. Dhe, e dyta, me nevojën që me rishikim buxhetor të ngrihet koeficienti i pagave nga 105 në 129 euro për shërbyes civilë. E kam një porosi për Qeverinë dhe ministrin: seanca e nesërme duhet të jetë alarmi i fundit për të shtyrë përpara detyrën më të madhe të Qeverisë për investimet publike dhe të përkujdeset për të punësuarit e administratës shtetërore që dita ditës po e lëshojnë Kosovën”, ka shkruar ai.
-
Tahiri: Sulmet e Qeverisë po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë
-
AAK inicion seancë të jashtëzakonshme për koeficientin e pagave
-
Tahiri: Qeveria s’po i rrit pagat në sektorin publik e po e kërkon këtë nga sektori privat
-
Murati të enjten në interpelancë për rishikimin e buxhetit e rritjen e pagave në sektorin publik
-
AAK-ja kërkon rritjen e koeficientit në vlerën 129 euro