Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se “dështimi i Qeverisë në menaxhimin e arsimit nuk është më i fshehur, ai është konkret, i dukshëm dhe i ndjerë nga çdo familje në vend”.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tendenca e Qeverisë që kinse po merren me tema të mëdha, nuk kalon.
"Tendenca që kinse po merremi me tema të mëdha, për t’i fshehur dështimet n'Qeveri, nuk kalon. Sot, po flasim për arsimin, një dështim i radhës i cili po ndëshkon të ardhmen e Kosovës – fëmijët dhe të rinjtë", ka shkruar Tahiri.
Artikuj të ngjashëm
-
Tahiri – Qeverisë: Kthehuni në realitet, mos mashtroni
-
Tahiri: Sulmet e Qeverisë po bëhen për t’i ikur përgjegjësisë
-
Tahiri kritikon Qeverinë: Ia humbën popullit shpresën, po presin në radhë të ikin
-
Aleanca thotë se do t’i çojë në Prokurori 18 vendimet e Qeverisë në detyrë
-
Aleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë