Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka përmendur një deklaratë të para disa javësh të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur e pati quajtur “parti të respektuar” AAK-në pasi kjo e fundit pati refuzuar ftesën e tij për takim.
Ai ka thënë se s’duan të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.
“Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël. Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka theksuar ai.
Tahiri ka thënë se në mbledhjen me kryetarët e partive lidhur me seancën konstituive, ka kërkuar që seanca të mbahet më herët se 6 gushti dhe të përfundojë konstituimi para 7 gushtit.
Ai ka theksuar se pozicioni publik i Aleancës është se
“S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetësisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e LDK-së: Takimet për institucionet mund të vazhdojnë
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të...-
Aleanca ngre pikëpyetje për stabilitetin e Qeverisë Kurti
-
Tahiri: Qeveria Kurti s'është stabile, deputetët veç kanë nisur kërkesat
-
Tahiri: VV-ja erdhi në pushtet me kauzën se familjarët janë për dasma, po i tradhton qytetarët
-
Tahiri për çështjen e presidentit: S’shoh proces serioz, pas 16 shtatorit Kosovës i duhet serioziteti
-
PDK-ja e Aleanca nga Kuvendi e akuzojnë Kurtin për cenim të rendit kushtetues