Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur rikonfirmimin e Lumir Abdixhikut në krye të LDK-së, duke e cilësuar atë si një zhvillim që mundëson vazhdimin e takimeve ndërmjet partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.

Ajo tha se mbledhja e LDK-së ka qartësuar situatën brenda partisë, gjë që sipas saj i hap rrugë rifillimit të dialogut politik.

Sipas Haxhiut, nevojitet angazhim maksimal dhe seriozitet nga të gjitha palët për të arritur një marrëveshje me konsensus për zgjedhjen e presidentit ose presidentes së Republikës së Kosovës.

“Së pari, është lajm i mirë që tashmë, kemi pasë një mbledhje të LDK-së dje. Pra lajm i mirë në kuptimin që tashmë mund të vazhdojnë takimet, sepse siç e dini, ato janë të pezulluara deri në qartësimin e situatës brenda LDK-së. Sigurisht që nuk është në mandatin tim as në përgjegjësitë e mia, sidomos jo në cilësinë që jam që të flas për atë çështje, por është shumë e rëndësishme që takimet të vazhdojnë. Pra, ato të fillojnë dhe të mbahen. Dhe të ketë përpjekje maksimale, seriozitet, që të arrihet një marrëveshje, me të cilën arrijmë, pra të kemi një konsensus për zgjedhjen e presidentit apo presidentes së vendit. Pra është shumë e rëndësishme që këto takime të vazhdojnë sa më parë”, tha Haxhiu.

Haxhiu ka shtuar se partia e saj ende s’e ka caktuar se kush do të propozohet për të parin e Kuvendit.

 

Lushaku: S’kemi ende ftesë nga LVV-ja për takim

1 muaj më parë / 31 kor 2026 12:30
l

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk ka ende ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për vazhdimin e bisedimeve lidhur me formimin e institucioneve. 

Ndarjen e pozitave ajo e ka quajtur çështje të dorës së tretë, teksa ka shtuar se ka parime bazë. 

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për çka e kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë të ditur, nëse do të ketë marrëveshje”, ka thënë ajo. 

Lushaku-Sadriu ka deklaruar se LDK-ja do që parimet e veta t’i imponojë në çdo marrëveshje që arrin. 

“Jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që dëshirojmë t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti. Dialogu mbi partneritetin dhe mbi një marrëveshje eventuale ndërtohet mbi parime edhe mbi pozitat, por fillimisht mbi parimet. Kah duam t’i orientojmë objektivat e programit tonë e pozitat janë çështje e dorës së tretë”, u shpreh ajo.

 

Çitaku: Jemi vite larg me LVV-në - bashkëpunojmë, por jo në bashkëqeverisje

1 muaj më parë / 31 kor 2026 12:18
vv

Pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përfaqësuesja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, deklaroi se kjo parti do të mbetet në opozitë, duke përjashtuar mundësinë e bashkëqeverisjes me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Duke folur për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se kjo çështje nuk duhet parë si një “vend pune”, por si një proces që ndikon drejtpërdrejt në vazhdimësinë e qeverisjes.

“PDK-ja do të jetë në opozitë. Jemi vite larg me Lëvizjen Vetëvendosjes dhe shohim fare pak mundësi për bashkëpunim por kjo nuk do të thotë se nuk bashkëpunojmë kur janë në pyetje konstituimi dhe interesat e qytetarëve, por jo në bashkëqeverisje... Çështja e presidentit nuk është një vend pune. Zgjedhja e presidentit i mundëson Albin Kurtit qeverisje katërvjeçare”./ EO

Tahiri e përmend deklaratën e Kurtit për AAK-në si “parti e respektuar”: S’bëhemi vegël

1 muaj më parë / 31 kor 2026 12:05
bb

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, e ka përmendur një deklaratë të para disa javësh të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, kur e pati quajtur “parti të respektuar” AAK-në pasi kjo e fundit pati refuzuar ftesën e tij për takim. 

Ai ka thënë se s’duan të jenë pjesë e Qeverisë dhe as të marrin kurrfarë pozite.

“Nëse s’merren parasysh kërkesat tona, ne s’bëhemi vegël. Ne u bëmë parti e respektuar, prej një partie që s’ftohej në takime”, ka theksuar ai.

Tahiri ka thënë se në mbledhjen me kryetarët e partive lidhur me seancën konstituive, ka kërkuar që seanca të mbahet më herët se 6 gushti dhe të përfundojë konstituimi para 7 gushtit. 

Ai ka theksuar se pozicioni publik i Aleancës është se

“S’duam të jemi pjesë e qeverisë, s’të marrim as hise, as privilegj, asnjë pozitë në Qeveri. Mirëpo ne njohim rrezikun që Kosova të përfundojë nga një cikël zgjedhor, në një cikël tjetër. E shohim si rrezik të shtetësisë së Kosovës. Ne kemi thënë, s’duam zgjedhje, por me i konstitu institucionet, ne kemi gjashtë pika. Ato s’lidhen me Aleancën. Ndërlidhen me Kosovën”, ka thënë Tahiri.