Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se deklarata e të ashtuquajturit “Kuvendi gjithëserb”, e vërteton mendësinë millosheviqiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTahiri ka thënë se deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor.
“Deklarata e të ashtuquajturit ‘Kuvendi gjithëserb’ ku përmendet që Kosova ‘është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë’, vërtetojnë mendësinë millosheviqiane, e cila rezultoi me disa lufta në Ballkan, gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Deklarata të tilla bien ndesh edhe me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkanin Perëndimor dhe me Marrëveshjen e Dejtonit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.