Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Dekreti i Osmanit është kushtetues, opozita të bëhet bashkë

Besnik Tahiri

Foto: Driton Paçarada

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media në të cilën ka deklaruar se dekreti i presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit është kushtetues. Madje ai kritikoi siç tha - sulmet ndaj institucionit më të lartë juridik në vend, Gjykatës Kushtetuese, nga eksponent të LVV-së.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së e ka shprehur të nevojshme edhe një bashkëpunim opozitar në zgjedhjet e mundshme të ardhshme.

“Opozita nuk duhet të frikësohet që të bashkohet në një platformë”, shtoi ai.

Sipas tij, pas dështimit të zgjedhjes së presidentit, Kosova ka hyrë në situatën më të rëndë pas pavarësisë.

Tahiri ka renditur një varg çështjesh të cilat sipas tij e bëjnë vendin buzë kolapsit dhe për këtë e akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se nuk është në gjendje ta bëjë shtetin funksional.

Edhe Tahiri: Opozita ose do të bashkohet për presidentin, ose do të jetë e thyer përgjatë kohës Arbëri Tahiri: Opozita ose do të bashkohet për presidentin, ose do të jetë e thyer përgjatë kohës

“Për AAK-në vendi ynë, Republika e Kosovës është në situatën më të rëndë në post pavarësi. Kosova sot është në bllokadë ndërsa qeveria është jonfunksionale, shteti është jonfunksional. Ekonomia është buzë kolapsit. Çmimet e konsumit për qytetarë dhe për familjet kanë ardhur në atë stad që janë të papërballueshme për jetesë”, ka thënë Tahiri.