Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se është takuar të martën me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Szunyogu ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për procesin shkarkimit të kryetarëve në komunat në veri të Kosovës.
“Diskutuam për proesin e tërheqjes së kryetarëve në komunat veriore me kryesuesin e KQZ-së. Derisa e përgëzova për përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Grupeve Nismëtare, u interesova për hapat e ardhshëm dhe përgatitjet e brendshme të KQZ-së për votimin e tërheqjes nëse kalohet pragu i 20 për qind”, ka shkruar Szunyog.
Artikuj të ngjashëm
-
Szunyog: KQZ-ja të krijojë kushte për votim të lirë e të drejtë për shkarkim të kryetarëve
-
KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri
-
Radoniqi: Numërimi i votave të kandidatëve ka përfunduar në pjesën më të madhe të komunave
-
Kurti pret në takim lamtumirës Szunyogun, e falënderon për kontributin në Kosovë
-
Szunyog në veri: Kosova e Serbia duhet të angazhohen në dialog