Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se në pjesën më të madhe të komunave procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë ka përfunduar.
Radoniqi ka zhvilluar një takim me ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves, të cilit i tregoi për aktivitetet aktuale të KQZ-së.
“Radoniqi njoftoi ambasadorin britanik se KQZ në Qendrat Komunale të Numërimit është duke bërë numërimin e votave të kandidatëve për deputetë dhe se në pjesën më të madhe të komunave ky proces ka përfunduar. Gjithashtu, Radoniqi e informoi ambasadorin britanik edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
-
Radoniqi: Votimi filloi me kohë - s’ka ndryshim në rregullat për qytetarët që s’dinë shkrim-lexim
-
Radoniqi: Qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës
-
Radoniqi bën thirrje për dalje në votim dhe respektim të Ligjit të zgjedhjeve
-
Radoniqi: Brenda javës do të përfundojë në tërësi procesi i numërimit
-
Radoniqi pret numërim më të rregullt të votave