Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi datën për votimin për shkarkim të kryetarëve në katër komunat veriore.
Ai ka thënë se BE-ja e vlerëson procesin e verifikimit të nënshkrimeve nga KQZ-ja si dhe vendimin për e sotëm.
Szunyog është shprehur se i mbetet KQZ-së të përgatitet për të krijuar kushte për votim të lirë e të drejtë.
“Tani është thelbësore që KQZ-ja të bëjë përgatitjet e nevojshme për të siguruar proces të qetë dhe të krijojë kushte për votim të lirë dhe të drejtë”, ka shkruar ai në platformën X.
Ai ka theksuar se “BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje përgjatë këtij procesi”.
-
KQZ-ja sot diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
Dallime brenda KQZ-së se kush duhet ta caktojë datën e votimit për shkarkimin e kryetarëve në veri
-
KQZ-ja javën tjetër diskuton për verifikimin e nënshkrimeve për shkarkim të kryetarëve në veri
-
Verifikohen nënshkrimet në veri, së shpejti votimi për shkarkim të kryetarëve
-
Szunyog takon kryetarin e KQZ-së: Diskutuam për procesin e shkarkimit të kryetarëve në veri