Kryeministri Albin Kurti e ka pritur në takim lamtumirës shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, të cilin e ka falënderuar për kontributin gjatë mandatit në diskutimet e brendshme dhe ato publike.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti në këtë takim ka përmendur disa nga arritjet e Kosovës gjatë mandatit të ambasadorit Szunyog.
“Kryeministri veçoi dorëzimin në vitin 2022 të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, liberalizimin e vizave në vitin 2024, nivelin e lartë të përmbushjes së Agjendës e Reformave Evropiane (ERA 2) dhe vlerësimet pozitive në raportin e vendit për vitin 2022, si disa prej arritjeve të Kosovës në fushën e integrimit evropian, lëvizjes së lirë dhe reformave evropiane që janë shënuar gjatë mandatit të ambasadorit Szunyog”, thuhet në njoftim.
Szunyogu mori detyrën e Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë më 1 shtator 2020.
-
Szunyog në përfundim të mandatit: Dua ta shoh Kosovën në BE
-
Szunyog në takime lamtumirëse me liderët, rikonfirmon përkushtimin e BE-së në mbështetje të Kosovës
-
Kurti do proces meritor integrimi, Kos pret rezultate në dialogun me Serbinë
-
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën
-
Integrimi në BE e aktualiteti politik në Kosovë – çështjet që u diskutuan mes Kurtit e Sorensenin