Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se pret që projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të miratohet si ligj.
Të enjten në Kuvend ka kaluar në lexim të parë projektligji për KPK-në. Para seancës aktivistët e PSD-së kishin mbajtur aksion për ta kundërshtuar.
“Pash se Kuvendi i Kosovës ka kaluar në lexim të parë projektligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ne presim që projektligji të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias para se të adoptohet si ligj”, ka shkruar Szunyog në platformën “X”.
Artikuj të ngjashëm
-
Projektligji për KPK-në po konsiderohet si me të meta
-
Ndërkombëtarët kritikojnë pushtetin pas miratimit të Ligjit për KPM-në dhe atij për KPK-në
-
BE: Për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet për tri ligje
-
Pushteti dhe opozita përplasen për Projektligjin për KPK-në
-
Opozita me kritika për Projektligjin për KPK-në, do të dërgohet në Kushtetuese