Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shkëputur kontratën për sigurimin fizik të objekteve, me çka 280 punëtorë kanë mbetur pa punë. Shkak është bërë dështimi i tenderit për sigurimin fizik dhe mosvazhdimi i kontratave të tyre nga kompania private. Punëtorët kanë protestuar para administratës duke kërkuar kthimin në vendet e punës.
Sipas Haki Sylejmanit, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, punëtorët janë ata që kanë pësuar më së keqi.
Ai ka thënë se punëtorët janë takuar me drejtorin e QKUK-së, por se nuk kanë marrë garanci se do të vazhdojnë të paguhen për punën e tyre pas shkëputjes së kontratës me kompaninë.
“Jemi të zhgënjyer prej kompanisë që nuk na ka njoftuar me kohë për vendimin sepse e ka ditur”, ka thënë ai në emisionin “60 Minuta”.
Sylejmani e ka vlerësuar shumë të rëndë gjendjen ekonomike të punëtorëve të sigurimit, ndërsa ka paralajmëruar se nëse vazhdon papunësia ata do të futen në krizë.
“Gjendja e punëtorëve nga data 21 është shumë e rëndë. 50% e punëtorëve janë nëpër kredi. Ka me qenë krizë nëse vazhdon kështu për punëtorët e sigurimit”, ka thënë ai.
Edhe
Ngrihen dyshime në përmbyllje të tenderit të ri për shërbimin e sigurimit fizik në QKUK
Sylejmani ka thënë se aktualisht janë disa klinika në QKUK që po funksionojnë pa punëtorë sigurie.
“Kam fakte që Pediatria është pa sigurim, Kirurgjia është pa sigurim. Dera është qelë, mund të hyjë ndonjë qen, mace, fëmija mund të dalë jashtë, na ka ndodhur... Sigurimi është rol i madh në QKUK”.
-
Pas grevës, punëtorët e sigurimit në QKUK paralajmërojnë radikalizim të veprimeve
-
QKUK-ja e SHSKUK-ja nuk marrin përgjegjësi për moskontraktimin e shërbimit për sigurim fizik
-
Azemi: Krimet Ekonomike po hetojnë tenderin për sigurimin fizik në QKUK
-
Punëtorët e sigurimit në QKUK, të mbetur pa punë, paralajmërojnë grevë