Arbëri

Azemi: Krimet Ekonomike po hetojnë tenderin për sigurimin fizik në QKUK

Protesta e sigurimit fizik në QKUK

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i sindikatës së punëtorëve të sigurimit në QKUK, Haki Sylejmani, pritet të takohet në orën 11:00 me ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Osman Hajdari, për të diskutuar çështjen e kontratave të ndërprera.

Ndërkohë, brenda QKUK-së ndodhet edhe Policia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, e cila, sipas kryetarit të sindikatës së sektorit privat, Jusuf Azemi, është duke hetuar tenderin, pasi ka thënë se, dyshohet për keqpërdorime.

“Pas shumë presioneve ne kemi informacione të sakta se policia e Krimeve Ekonomike ose e ka përfunduar punën paradite e ka marrë dokumentacionin ose mund të jetë ende brenda. Krimet ekonomike dyshojnë se ka keqpërdorime dhe e kanë pa të arsyeshme ta shqyrtojnë këtë tender dhe do të marrin vendim përfundimtar nëse është keqpërdorur apo jo. Jemi të bindur që Krimet Ekonomike ta shqyrtojnë këtë tender”, ka thënë ajo.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka shkëputur kontratën për sigurimin  fizik të objekteve, me çka 280 punëtorë kanë mbetur pa punë. Shkak është bërë dështimi i tenderit për sigurimin fizik dhe mosvazhdimi i kontratave të tyre nga kompania private. Punëtorët kanë protestuar para administratës duke kërkuar kthimin në vendet e punës.