Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se çështja e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullim të veturave është e mbyllur qysh më 2016.
Ai ka thënë se kjo më nuk është çështje e dialogut.
Ai është parë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi duke bërë një inspektim të urës.
Ai ka thënë se inspektimi përfshin dy faza.
“Inspektimi është në dy faza, jemi në proces, po veprojmë sipas planit të cilin ne po e ndajmë me bashkëpunëtorët tanë dhe s’po shoh asgjë të jashtëzakonshme. Çështja është e mbyllur, qysh më 2016. Nuk është çështja e dialogut fare. Është çështje e të drejtës për t’u hapur dhe e një vendimi që është tashmë publik”, ka thënë Sveçla për gazetarët.
Për protestën e sotme të serbëve në veri kundër hapjes së Urës së Ibrit, Sveçla ka thënë se të gjithë qytetarët e gëzojnë të drejtën e protestës.
-
Autoritetet vazhdojnë me përgatitje për hapje të urës, ngjyroset pjesa nën të
-
Krasniqi pret që serbët të marrin pjesë në takimin konsultativ për hapjen e Urës së Ibrit
-
Sveçla: Ura do të hapet, kur do të hapet është çështje e vlerësimit të ekspertëve
-
Sveçla: Largimi gradual i KFOR-it nga Ura e Ibrit lajm i mirë, Kosova po forcohet
-
Krasniqi për Urën e Ibrit: Po presim partnerët tanë të jenë të gatshëm për hapjen