Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se pret që serbët të marrin pjesë në takimin konsultativ për hapjen e Urës së Ibrit, që do të mbahet të enjten (nesër) nga ora 11:00 në hapësirat e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut.
Krasniqi bashkë me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, vizituan Urën e Ibrit të mërkurën, një orë pasi serbët në anën veriore protestuan kundër hapjes së saj.
Në një prononcim për media, Krasniqi ka thënë se është momentum i duhur që të diskutohen brenda për hapjen e urës.
“Takimi do të mbahet për me diskutu situatën, se cilat janë brengat për hapjen e urës. Sigurisht që ne do t’i adresojmë të gjitha brengat. Unë pres që të marrin pjesë qytetarët. Besoj që është momentum shumë i mirë që të vijnë qytetarët, edhe ata që kanë protestu dhe të diskutojmë brengat që i kanë. Pres që të ketë pjesëmarrje dhe interesim për takimin e nesërm. Nesër mund t’i përgjigjemi për secilën brengë që e kanë për situatën e sigurisë dhe raportet ndëretnike”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës po këmbëngul në hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave. Kjo po kundërshtohet nga ndërkombëtarët.
-
Krasniqi për Urën e Ibrit: Po presim partnerët tanë të jenë të gatshëm për hapjen
-
KFOR: Vendimi për hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në dialog
-
Kurti: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve
-
Krasniqi i reagon Lajçakut, e pyet pse BE-ja e ndryshoi qëndrimin për Urën e Ibrit
-
Krasniqi për hapjen e Urës së Ibrit: Do të ketë koordinim për secilin veprim të ndërmarrë