Ministri në detyrë i Punëve të Brendahme Xhelal Sveçla është paraqitur në Gjykatë per rastin e gazit lotsjellës.
Gjykata pati marrë vendim që ta ndajë procedurën penale ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, nga ajo e të pandehurve të tjerë në rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të vitit 2018 - ish-deputetët Salih Zyba, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Drita Millaku.
Sipas aktakuzës së ngritur për rastin, më 21 mars të 2018-s, nga ora 12:10 e deri në 15:40, të akuzuarit kanë ndezur disa bombola të gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit, ku ka qenë duke u mbajtur seancë plenare lidhur me votimin e demarkacionit me Malin e Zi. Në aktakuzë thuhet po ashtu se si rrjedhojë e kësaj, të gjithë deputetët janë detyruar që ta lirojnë sallën e Kuvendit, me ç’rast është pamundësuar vazhdimin e seancës. Gazi lotsjellës është përdorur gjatë seancës së jashtëzakonshme.
-
Sveçla paraqitet në Gjykatë për rastin e gazit lotsjellës
-
Sveçla mungon në seancën për gazin lotsjellës, Gjykata veçon procedurën ndaj tij
-
Gjykimi për gazin lotsjellës, Pacolli e Zyba konfirmojnë pjesëmarrjen, Sveçla s’përgjigjet
-
Paraqiten para gjykatës Pacolli, Zyba e Millaku për gazin lotsjellës në Kuvend
-
Shtyhet seanca për gazin lotsjellës ndaj Fitore Pacollit, Salih Zybës dhe Drita Millakut