Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Republika e Kosovës ua dha mundësinë qytetarëve të veriut që sot të vendosin për kryetarët e katër komunave të tyre.
Në anën tjetër, sipas Sveçles, Lista Serbe si në të kaluarën ashtu edhe tash, përmes formave të ndryshme të udhëzuar nga Beogradi bojkotoi e sabotoi procesin demokratik si mundësi për të çuar komunat në zgjedhje të reja.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky subjekt i mishëruar me metoda jodemokratike nuk e gjen asesi veten te një proces kaq demokratik.
“Përgëzoj institucionet tona të sigurisë falë përkushtimit të së cilave sot përmbyllëm këtë ditë të zgjedhjeve pa asnjë incident të vetëm në katër komunat veriore. Komisioni Qendror Zgjedhor në bashkëpunim me institucionet tjera edhe njëherë dëshmoi përkushtim në zbatimin e mandatit të tij dhe respektimin e plotë të të drejtës së qytetarëve për të vendosur për të ardhmen e tyre. Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë për qytetarët tanë pavarësisht dallimeve, institucionet tona do të jenë në shërbim të të gjithëve dhe për sigurinë e vendit tonë. Kosova është Republikë demokratike, e gjithë qytetarëve pa dallim”, thuhet në statusin e Sveçlës.
-
Krasniqi: Beogradi urdhëroi bojkotimin e votimit në veri
-
Sveçla: Askush s’do të mund t’i pengojë kryetarët e komunave në veri që të shkojnë në punë
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë
-
Sveçla: Veriu i qetë, s’ka tendencë për eskalim
-
Sveçla: Nesër është mundësia që serbët të çlirohen përfundimisht nga grupet e dirigjuara nga Vuçiqi