Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët serbë vazhdojnë të ballafaqohen me kërcënime e presion nga struktura ilegale e kriminale të dirigjuara nga Beogradi.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se qëllimet e Serbisë për destabilizimin e Kosovës po rëndojnë më së shumti serbët.
“Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion i’u kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme”.
Sveçla ka theksuar se Serbia po i përdorë serbët e Kosovës si mjet që t’i arrijë qëllimet e saj.
“Qëllimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë më së shumti kanë rënduar mbi qytetarët e komunitetit serb të cilët në vazhdimësi janë përdorur si mjet për arritjen e qëllimeve të tyre. Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre. Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta”.
Edhe
Sveçla: Kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë janë me direktiva të Serbisë
Ai u ka bërë thirrje serbëve në veri që të dielën të dalin të votojnë “përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara”.
Nesër, ka deklaruar Sveçla, është mundësia që përmes votës së qytetarëve, “grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta”.
-
Sveçla: Lista Serbe e udhëzuar nga Beogradi bojkotoi votimin në veri
-
Sveçla për situatën në veri: Kemi rritur vigjilencën dhe jemi në koordinim me aleatët ndërkombëtarë
-
Sveçla: Askush s’do të mund t’i pengojë kryetarët e komunave në veri që të shkojnë në punë
-
Sveçla për zgjedhjet në veri: Nga aspekti i sigurisë dhe ligjor të suksesshme, nga ai politik jo mirë