Publicisti Veton Surroi, në një bisedë me dramaturgun Jeton Neziraj në podcastin PIKË, kritikoi mënyrën se si janë konceptuar dhe vendosur monumentet në Prishtinë, duke theksuar se shumica prej tyre janë të dobëta nga pikëpamja estetike dhe pa vizion të qartë publik.
“I vetmi monument me shprehje të plotë estetike në Prishtinë është ai për gratë përballë ‘Boro & Ramizit’ ”, ka thënë Surroi, ndërsa pjesën tjetër të peizazhit monumental e quajti produkt të një gare për dominim simbolik.
“Vendosja e monumenteve ka qenë një garë e rrëfimit për kontrollin e territorit. Domethënë momentin kur ti e vendos një monument, ti e kontrollon, pak a shumë, atë territor me rrëfimin tënd”, u shpreh ai.
Surroi kritikoi mungesën e një qasjeje vizionare për të nderuar luftën çlirimtare, duke thënë se nuk është ndërtuar një monument që përfaqëson luftëtarin apo luftëtaren e UÇK-së, si simbol kolektiv dhe jo individual.
“Në vend të tyre, kemi monumente të dobëta. Madje edhe ai i presidentit Clinton është një hajgarallëk”, ka deklaruar Surroi.
Jeton Neziraj në PIKË me Veton Surroin
Në episodin e shtatëmbëdhjetë të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është dramaturgu Jeton...-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Jeton Neziraj
-
Surroi për keqinterpretimin e deklaratës lidhur me demonstratat e 1981-s
-
Surroi: Presidenti nuk duhet të imponohet nga asnjëra palë
-
Surroi: Jetojmë në një zonë luftërash dhe shtetesh të papërfunduara
-
Surroi: Sfida kryesore është që kufiri Kosovë–Serbi të mos bëhet vijë ndarëse mes Perëndimit dhe botës euro-aziatike