Publicisti Veton Surroi ka thënë se deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakohshme përmes kundërshtimit të zgjedhjes së presidentit, do të mbajnë barrën e përgjegjësisë për këtë çështje.
Në një shkrim në Facebook duke renditur disa sugjerime rreth krizës aktuale, Surroi ka thënë se të gjithë deputetët duhet të shfrytëzojnë deri në fund të afatit mekanizmat ligjorë dhe kushtetues në dispozicion. Ai ka thënë se deputetët e kanë obligim ta zgjedhin presidentin e vendit.
“Asnjë arsyetim për mosushtrimin e obligimit nga ana e deputetëve nuk mund të ketë peshë më të madhe sesa ajo e përgjegjësisë për çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje të parakoshme do ta mbajnë barrën e përgjegjësisë për këtë”, ka shkruar ai në Facebook.
Shkrimi i Surroi vjen në kohën kur Vetëvendosje si partia më e madhe i propozoi dy partive opozitare, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, që të dalin me tre emra si kandidatë për president. VV-ja ofroi tërheqjen e dy kandidaturave të saj dhe nënshkrimet për kandidaturat e opozitës. Megjithatë, deri tash ky propozim mori një refuzim nga radhët e PDK-së. Te LDK-ja ende s’ka reagim partiak.
Kuvendi ka afat deri më 28 prill për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse dështon, shteti shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh.
-
Surroi: Deputetët kanë mundësinë që sot të votojnë për pakon që përfshin presidentin, Specialen e Këshillin e Evropës
-
PDK-ja kërkon mbledhjen e menjëhershme të Kuvendit. LVV-ja fajëson opozitën nëse shkohet në zgjedhje
-
Deputetët kanë 13 ditë kohë për të zgjedhur presidentin
-
Qorrolli i VV-së thotë se nëse tani vendi shkon në zgjedhje përgjegjëse është opozita
-
Opozita e përçarë dhe pa strategji për presidentin, vlerësojnë njohësit