Sipas kësaj, Supremja ka marrë vendim që të mbetet në fuqi Rregullorja që përcakton që shërbimi i mbeturinave të paguhet direkt në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave “Pastrimi”.
“Kjo rregullore përcakton se faturat për shërbimin e mbeturinave duhet të paguhen drejtpërdrejt në KRM ‘Pastrimi’ Sh.A., ndërsa Gjykata Supreme ka vendosur që kjo rregullore mbetet në fuqi dhe duhet të zbatohet, duke e cilësuar të pabazuar kërkesën për pezullim të përkohshëm”, thuhet në vendimin e Supremes.
Në vendimin e saj, Gjykata thekson se “të ndalohet prodhimi i efekteve juridike të Rregullores” nuk ka bazë ligjore dhe se pezullimi i zbatimit të aktit nënligjor nuk mund të bëhet pa vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e tij.
Me këtë, Gjykata rrëzon pretendimin e Komunës për ndërprerjen e efekteve juridike të rregullores derisa të vendoset meritorisht për padinë.
“Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e Komunës së Prishtinës për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë ndaj zbatimit të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për Menaxhimin e Mbeturinave, të miratuar nga Kuvendi i Komunës më 1 dhjetor 2023, të plotësuar me 05.12.2024 dhe të publikuar në Gazetën Zyrtare më 31 dhjetor 2024”, thuhet në vendim.
-
Kushtetuesja e shpall të papranueshme ankesën e Ramës kundër rregullores së mbeturinave
-
“Pastrimi” kërkon nga Komuna t’ia kthejë paratë që i mori nga qytetarët
-
Luftë për bërllokun mes pushtetit e opozitës në Prishtinë
-
“Pastrimi”: Vendimi për faturat i jashtëligjshëm, qytetarët pagesat t’i bëjnë ndaj kompanisë
-
Prishtina pezullon rregulloren për mbeturinat: Pagesat për “Pastrimin” sërish përmes Komunës