Gjykata Supreme ua ka ndaluar masën e paraburgimit nëntë të pandehurve për falsifikim të rezultateve të votimit.
Vendimi ka ardhur pas shqyrtimit të kërkesave të ushtruara kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe atij të Gjykatës së Apelit të Kosovës, të cilat kishin caktuar dhe vërtetuar masën e paraburgimit ndaj tyre.
“Gjykata Supreme, me aktgjykimin Pml.nr.105/2026, ka aprovuar kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të pandehurve në çështjen penale ndaj B.B., A.H., A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., dhe I.P., duke ndryshuar vendimet e shkallëve më të ulëta dhe duke ndërprerë masën e paraburgimit për të gjithë të pandehurit. Të njëjtit janë liruar menjëherë për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në njoftimin e Supremes.
Po ashtu, Gjykata Supreme ka aprovuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë, të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit H.P., duke ia ndërprerë masën e paraburgimit, për veprën penale falsifikimi i rezultatit të votimit, dhe duke e liruar të njëjtin për t’u mbrojtur në liri.
KOHA ka mësuar se në mesin e të liruarve janë dy familjarë të kandidatit për deputet të PDK-së Fetah Paçarizi dhe një familjar i kandidatit për deputet të kësaj partie Nait Hasani.
Edhe
Apeli anulon paraburgimin për nëntë të dyshuarit për manipulime me vota në Prizren
Gjykata Supreme, vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për ndërprerjen e masës së paraburgimit.
-
Masë paraburgimi serbëve të dyshuar për kërcënim të votuesve në Graçanicë
-
Vetëm një aktakuzë për manipulimin e votave të 28 dhjetorit 2025
-
Ndërpritet paraburgimi për njërin nga të dyshuarit për dallavere në Byronë e Sigurimeve
-
Lirohet nga paraburgimi kryesuesi i KKZ-së në Prizren, i dyshuar për manipulim me vota