Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka përshëndetur aksionin e Policisë për vazhdimin e rastit “Subvencionet”. Të premten për subvencionet në bujqësi u arrestuan edhe 31 persona, përfshirë zyrtarë të shtetit.
Në një reagim në Facebook, Peci ka thënë se buxheti i Kosovës duhet të jepet vetëm te fermerët që e meritojnë.
“Paratë e taksapaguesve të qytetarëve të Republikës së Kosovës duhet të destinohem vetëm në adresa meritore, në këtë rast vetëm tek fermerët meritorë. Këto arrestime janë në vazhdën e arrestimeve të mëhershme të muajit shkurt dhe qershorit të këtij viti. Bashkëpunimi me organet e drejtësisë për t’i dhënë epilog të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve të parasë publike në Institucionet e Republikës së Kosovës nuk ka alternativ, është imperativ i kohës”, ka thënë ai.
Afera e subvencioneve është kthyer në aferën më të madhe të korrupsionit për sa i përket numrit të të dyshuarve. Afera “Stenta” ka pasur në fillim 64 të akuzuar, dy prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Nëse llogariten edhe dy aksionet paraprake, numri i të arrestuarve në aferën e subvencioneve ka arritur në 74 persona.
-
Arrestimet në Ministri të Bujqësisë, Peci premton se do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit
-
Ministria e Bujqësisë përballet me mungesë stafi si pasojë e rastit “Subvencionet”
-
Peci për rastin e subvencioneve: Do t’ia rikthejmë reputacionin Ministrisë
-
Peci reagon një ditë pas intervistimit si i dyshuar, thotë se ka vepruar në interes të publikut
-
Peci: Fermerët e dinë në funksion të kujt e kam kryer detyrën