Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci për rastin e subvencioneve: Do t’ia rikthejmë reputacionin Ministrisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka thënë se ajo që ndodhi të mërkurën, me arrestimin e disa zyrtarëve të tjerë të kësaj ministrie nën dyshimin për mashtrim e ryshfet, është përpjekje për vendosje të ligjshmërisë.

Peci, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se ministrisë, e cila është bërë e famshme shkaku i skemave kriminale, do t’i rikthehet reputacioni, besimi dhe imazhi.

“Kjo që ndodhi sot është përpjekje për vendosje të ligjshmërisë. Nuk do të ndalemi dhe nuk do të kursehemi që këtë Ministri që është bërë e famshme shkaku i skemave kriminale t`ia rikthejmë reputacionin, besimin dhe imazhin që meriton, në mënyrë që ta vejmë ekskluzivisht në dobi të bujqve e fermerëve”, ka shkruar Peci.

Ai ka inkurajuar fermerët dhe bujqit që të bashkëpunojnë me organet e rendit për ta denoncuar çdo veprim i cili cenon dhe dëmton siç ka thënë, djersën e tyre.

“Subvencionet duhet të arrijnë te bujqit, por jo te keqpërdoruesit dhe mashtruesit. Duke ndarë subvencione për fermerë e bujq, pa ndërmjetësues e pa keqpërdorues do të mund ta sigurojmë një ambient dhe klimë të favorshme për këtë kategori jetike për shtetin”, ka shkruar ai.

Edhe Arrestimet në Ministri të Bujqësisë, Peci premton se do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit Arbëri Arrestimet në Ministri të Bujqësisë, Peci premton se do ta vazhdojë luftën kundër korrupsionit

Të mërkurën, në një aksion në mëngjes Policia ka arrestuar shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë. Aksioni është vazhdimësi e atij që nisi në muajin shkurt kur u arrestuan dhjetëra zyrtarë në rastin që tash njihet si rasti “subvencionet”.