Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Studentët rrëzojnë “karriget e dialogut” që i vendosi Rama

studente

Është përshkallëzuar situata para Kryeministrisë në Shqipëri, ku më herët kryeministri Edi Rama nxori në mënyrë simbolike karriget për dialog me protestuesit. Këta të fundit kanë thyer e rrëzuar karriget.

Mësimdhënësit të cilët dolën sot në mbështetje të studentëve, kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe kanë paralajmëruar bojkot të universitetit. 

Tutje kanë deklaruar se nëse studentët pranojnë të dialogojnë me kryeministrin edhe mësimdhënësit do t’i mbështesin në çdo vendim.

Mësimdhënësit kanë dalë në mbrojtje të studentëve dhe kanë deklaruan se do të jenë çdo ditë në orën 10:00 para korpusit universitar dhe nuk do të ketë mësim në universitete. /A2CNN

Lexo përditësimet tjera
shqiperia

LIVE: Shqipëria hyn në ditën e tetë të protestave

Protestat e të rinjve në Shqipëri hyjnë sot në ditën e tetë. Ato nisën të martën...