Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mësimdhënësit thirrje kundër Ramës: Prindër, mbështetni fëmijët tuaj

protesta

Sindikata e mësimdhënësve ka zhvilluar një marshim nga Universiteti Politeknik i Tiranës drejt Kryeministrisë, në shenjë solidariteti me studentët dhe nxënësit që prej muajsh protestojnë për ndryshime dhe përmirësimin e kushteve të tyre. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, deklaroi se mbështet kërkesat e studentëve dhe do të jenë në shesh çdo ditë në orën 10:00

“Me grupin e sindikatës kemi diskutuar se cili do të ishte qëndrimi ynë në vijimësi. Qëndrimi paraprak është ky: Mbështesim studentët tanë. Qëndrimi i dytë, ne të mblidhemi çdo ditë këtu në orën 10:00, në mënyrë që çdo ditë të shprehim solidaritetin me studentët. Kjo të ndodhë derisa të jetë e nevojshme. Çdo ora 10:00 çdo ditë jemi para Universitetit Politeknik të Tiranës”.

Ai u bëri thirrje prindërve, qytetarëve që të mbështesin masivisht protestën e fëmijëve të tyre.

“Ju bëjmë thirrje të gjithë prindërve, gjithë qytetarëve që të mbështesin masivisht protestën e fëmijëve të tyre, të studentëve dhe të nxënësve shqiptarë. Tani në mënyrë simbolike sot do të do të kemi përpara një baner që bën thirrje kundër dhunës së policisë ndaj studentëve dhe do të marshojmë drejt kryeministrisë”.

Gjatë fjalës së tij ai ngriti shqetësimin për vështirësitë ekonomike, problemet e infrastrukturës universitare, strehimit dhe bibliotekave. Sipas Kovaçit, sindikata i ka drejtuar qeverisë kërkesa zyrtare që prej marsit, por nuk ka marrë përgjigje, ç’ka ka shtuar pakënaqësinë dhe ka sjellë përshkallëzimin e protestave.

“Studentët tanë përballen me vështirësi ekonomike, me vështirësi në infrastrukturë, po ashtu dhe stafi i profesorëve, në biblioteka, në strehim. Qeveria me gjithë kërkesat që kemi bërë edhe ne si sindikatë që në mars të këtij viti nuk ka denjuar ti përgjigjet zyrtarisht një shkrese zyrtare me numër protokolli. Pra kjo është një qeveri që nuk dëgjon dhe meqenëse nuk dëgjoi dhe studentët, nuk dëgjoi dhe lëvizjen që me 31 maj e deri para një jave, është logjike që do zgjerohej dhe do eskalonte kjo lëvizje. Kur nuk i përgjigjesh protestuesve paqësorë, duhet të presësh protestues të revoltuar”, theksoi ai, shkruan A2 CNN.

Edhe Protestat shpërthejnë edhe jashtë Tiranës, Rama refuzon dorëheqjen LAJMET E MBRËMJES Protestat shpërthejnë edhe jashtë Tiranës, Rama refuzon dorëheqjen

Kovaçi kritikoi reagimin e policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar dhunën ndaj të rinjve të papranueshme dhe u bëri thirrje ambasadave të huaja, Parlamentit Evropian dhe Komisionit Evropian që të ndjekin situatën në Shqipëri dhe të kontribuojnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

“Ne me të drejtë jemi shqetësuar për këtë brutalitet policor. Brutaliteti ndaj rinisë shqiptare është i papranueshëm dhe i bëjmë thirrje edhe përfaqësive diplomatike të huaja. I bëjmë thirrje Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian, ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian dhe të gjithë ambasadave evropiane të hedhin sytë nga Shqipëria nga ky brutalitet dhe mos të lejojnë që këtu të eskalojë situata edhe më tej dhe në mbështetje të tyre. Tani ne kemi vendosur që në mënyrë simbolike të bëjmë një marsh kundër dhunës së policisë dhe të shprehim solidaritetin e plotë me studentët”.

Lexo përditësimet tjera
shqiperia

LIVE: Shqipëria hyn në ditën e tetë të protestave

Protestat e të rinjve në Shqipëri hyjnë sot në ditën e tetë. Ato nisën të martën...