Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit s’duan dialog, hedhin sërish karriget e Ramës

karriget

Protestuesit në Shqipëri, pedagogët dhe studentët kanë vepruar njësoj si ditën e djeshme me karriget e vendosura përballë Kryeministrisë. Pasi kryeministri Edi Rama i nxori sërish karriget duke ftuar për dialog këdo që dëshironte, protestuesit kanë hedhur karriget njësoj si dje.

Pedagogia Ilirjana Kuçana ka tentuar t’i ndalojë, duke u bërë thirrje të mos bien pre e kurthit të kryeministrit Rama.

Para se t’i hidhnin, disa protestues vunë mbi karrige disa sende personale bashkë me një shishe birrë, duke u shprehur se janë për Ramën.

Për të dytën ditë me radhë, kryeministri Rama vendosi karriget me kërkesën që të dialogojë me protestuesit. Ai deklaroi se asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. 

Nderkohë protestuesit vijojnë qëndrimin para Kryeministrisë, teksa kanë bërë me dije se bojkoti dhe protesta do të vazhdojë deri në dorëheqjen e Ramës.

Lexo përditësimet tjera
Dita e nëntë e protestave të studentëve në Shqipëri

Dita e nëntë e protestave të studentëve në Shqipëri