Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestuesit refuzojnë sërish kërkesën e Ramës për dialog, largohen edhe ulëset e betonit

Uleset e betonit

Protestuesit në Shqipëri kanë refuzuar sërish kërkesën për dialog të kryeministrit, Edi Rama.

Mëngjesin e sotëm, në ditën e dhjetë të protestës, Rama vendosi disa ulëse betoni dhe një letër të bardhë ku shkruhej “dialog”, mirëpo protestuesit i larguan ato duke treguar që nuk duan të dialogojnë.

Për dy ditë me radhë, Rama vendosi karrige me po të njëjtën kërkesë, mirëpo edhe ato u hodhën.

Që nga dita e parë, protestat kanë nisur me kërkesën që Rama të jap dorëheqje. Ky i fundit ka thënë se nuk do e bëjë një gjë të tillë. /A2 CNN

Lexo përditësimet tjera
Dita e nëntë e protestave të studentëve në Shqipëri

LIVE: Dita e dhjetë e protestës në Shqipëri