Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij sot në Riga ka folur për përparimin që ka bërë Ballkani Perëndimor që nga konfliktet e viteve 1990-ta.
Stoltenberg ka thënë se ka pasur së fundi tensionim të situatës në Kosoëv dhe Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ka shtuar se akterë të huaj po tentojnë ta minojnë progresin në këtë rajon.
“Së fundi kemi parë rritje të tensioneve në Ballkan Perëndimor. Përfshirë në Kosovë si dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Me më tepër retorika agresive, me stagnim të reformave dhe akterë të huajë që po punojnë për të minuar progresin. NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal. Dhe ne jemi pajtuar për rëndësinë e prezencës sonë. Përfshirë të misionit tonë KFOR në Kosovë dhe të zyreve tona në Sarajevë e Beograd”, ka thënë Stoltenberg në fjalimin e tij në Riga.
-
Stoltenberg pas tensioneve në Kosovë e BeH: NATO do të vazhdojë ta promovojë stabilitetin
-
NATO-ja u bën thirrje Kosovës e Serbisë të shmangin fjalorin nxitës
-
NATO-ja e gatshme t’i shtojë trupat në Kosovë, Stoltenberg: Situata në rajon e brishtë
-
Stoltenberg: Siguria në Kosovë, çelësi për stabilitetin e rajonit
-
Stoltenberg: NATO do të bëjë çfarëdo të jetë e nevojshme për ta siguruar stabilitetin në Ballkan