Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për aleancën ushtarake për shkak të historisë dhe prezencës që ka aty, dhe sepse “paqja e stabiliteti në rajon kanë rëndësi për të gjithë NATO-n”.
Stoltenberg folur për rajonin pas takimit me kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq. Ai ka përsëritur se NATO vazhdon ta monitorojë situatën dhe që në rast nevoje të rrisë praninë e trupave në Kosovë.
“... stabiliteti në rajon mbetet i brishtë. Dhuna që shpërtheu vitin e kaluar në Kosovë ishte e papranueshme. Dhe NATO u përgjigj me shpejtësi, duke dislokuar 1000 trupa shtesë... ne vazhdimisht jemi duke e vlerësuar çdo nevojë për prani të mëtejme”, ka thënë Stoltenberg.
Ai ka thënë se e vetmja rrugëzgjidhje për shtensionim është dialogu.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja mes Prishtinës dhe Beogradit është e vetmja rrugë përpara për të gjetur një zgjidhje afatgjatë”.
-
NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor
-
NATO: S’lejojmë të rrezikohet siguria e Ballkanit Perëndimor, është jetike për stabilitetin tonë
-
Shefi i NATO-s: Stabiliteti në Kosovë, në interes të të gjithëve në aleancë
-
NATO-ja mirëpret gatishmërinë e Sllovenisë për shtimin e trupave në Kosovë
-
NATO-ja mirëpret interesimin e Sllovenisë për të dërguar më shumë trupa në Kosovë