Arbëri

Borrell: Dialogu, rruga e vetme për ta stabilizuar situatën mes Kosovës e Serbisë

Descriptive Text

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka folur për dialogun Kosovë – Serbi në Riga të Letonisë, në një takim të përbashkët të zyrtarëve të BE-së dhe atyre të NATO-s. 

Borrell ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi duhet vazhduar dhe se nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën.

“Për Kosovën e Serbinë kemi pasur shumë tensione në muajt e fundit. Situata është bërë më e qetë së fundi. Por prapë ka nevojë të rikthehemi në tavolinën e dialogut, të vazhdohet dialogu. S’ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Borrell në prononcim për media.

Ai ka thënë se Ballkani Perëndimor mbetet rajon strategjik për BE-në. Ndërsa ka thënë se për BE-në është shumë i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe ka shprehur shqetësimin për zhvillimet e fundit në Bosnjë-Hercegovinë. Ka thënë se ka pasur tentime për të zhbërë 26 vjet paqe e stabilitet.