Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është duke vazhduar.
Ka shtuar se përfaqësuesi i dialogut, Miroslav Lajçak, është duke udhëtuar te të dyja shtetet.
Borrell ka thënë se kur të vjen koha do të ftohet takim i nivelit të lartë.
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se duan që vendet e Ballkanit Perëndimor të zgjidhin mosmarrëveshjet e të rrisin nivelin e bashkëpunimit.
“Projekti i BE-së është i bazuar në ripajtim. Ripajtimi zgjidhja e mosmarrëveshjeve, është hap kyç që duhet për të bërë më tepër progres”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Në orën 15:00 pritet takimi trepalësh në Bruksel
-
Borrelli-Gjuriqit: Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut
-
Borrell: Dialogu ka nevojë për guxim dhe vullnet politik
-
Borrelli shpreson që masat ndaj Kosovës të hiqen shpejt, edhe pse gradualisht
-
Lajçaku për dialogun: Konsultimet në periudhën e ardhshme do të jenë të nevojshme