Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka thënë se paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në ditën kur ka filluar dëshminë ish-ndihmëssekretari amerikan, James Rubin, në Hagë, në rastin e Thaçit dhe të tjerëve, Spiropali ka shkruar në Facebook se të barazosh ata që luftuan për çlirimin e Kosovës me kriminelë është e padrejtë dhe e turpshme.
“Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, ka shkruar ajo.
James Rubin, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka qenë ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ai është në mesin e dëshmitarëve të thirrur nga mbrojtja.
-
Dëshmia e Rubinit mirëpritet në Kosovë e Shqipëri
-
Deklarata në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Spiropali thotë se do të angazhohet plotësisht për zbatimin e saj
-
Spiropali i reagon Speciales: Të mos lejohet që gjuha dhe qasja e Prokurorisë ta prekin padrejtësisht luftën çlirimtare
-
Spiropali pasi vizitoi ish-presidentin Thaçi: Lufta për liri s'mund të njolloset e as përbaltet
-
Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit