Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka vizituar ish-presidentin e Kosovës që ndodhet në Hagë, Hashim Thaçin. Pas takimit, në një pronocim të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, deklaroi se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë dhe se ia përcolli mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.
Tutje Spiropali ka deklaruar se lufta për liri nuk mund të njolloset e as të përbaltet.
“Lufta për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet dhe këto dy proceset duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike. Drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë të mos shkelen me këmbë. Besim deri në fund dhe jam e bindur që pas dëshmive të dhëna këtu por edhe pas një procesi të rregullt ligjor ne të mund të shohim më në fund drejtësi për luftëtarët por edhe për Kosovën dhe të vërtetën e saj", ka theksuar ajo.
-
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë viziton ish-presidentin Thaçi sot në Hagë
-
Spiropali i reagon Speciales: Të mos lejohet që gjuha dhe qasja e Prokurorisë ta prekin padrejtësisht luftën çlirimtare
-
Spiropali: Provat dhe dëshmitë e mbrojtjes do të fshijnë njollat e fantazisë mbi UÇK-në
-
Spiropali: Protesta masive në Prishtinë zë i indinjatës së thellë mbarëshqiptare ndaj padrejtësisë historike
-
Gjykata Speciale ndan pamje nga burgu ku mbahen ish-drejtuesit e UÇK-së