Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dëshmia e Rubinit mirëpritet në Kosovë e Shqipëri

Akterë politikë në Kosovë e Shqipëri kanë mirëpritur deklarimin e James Rubin, ndihmëssekretar i shtetit pranë Dhomave të Specializuara në Hagë. Dëshmia e tij është vlerësuar se do të ndikojë në vënien e drejtësisë në gjykimin që është duke u zhvilluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dëshmia e ish-ndihmëssekretarit amerikan të shtetit, James Rubin, në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi, e të tjerëve në Gjykatën Speciale, është mirëpritur në Kosovë e Shqipëri.

 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në Hagë është duke dëshmuar një mik i madh i Kosovës.

 

Sipas Krasniqit, me SHBA-në në krah Kosova ka triumfuar mbi padrejtësitë e sfidat.

Edhe Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme atë Arbëri Rubin: Komunikatat e UÇK-së ishin përpjekje për ta bërë më të rëndësishme atë

 

“James Rubin, diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, po flet në mbrojtje të presidentit Thaçi dhe shokëve të tij. Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre”, ka deklaruar Krasniqi.

 

Një fotografi me Rubin, të hënën e ka ndarë kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

 

“Atëherë kur koha kërkonte guxim dhe vendime të mëdha, ishim krah për krah. Sot, fjala e dhënë dhe e vërteta qëndrojnë po aq fuqishëm sa atëherë”, ka thënë Limaj.

Edhe Rubin vazhdon dëshminë edhe në ditën e tretë Arbëri Rubin vazhdon dëshminë edhe në ditën e tretë

 

E ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, është shprehur e bindur se paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të ndikojë që të fitojë drejtësia.

 

“Në këtë moment, kur paraqitja e provave dhe dëshmive të mbrojtjes do të largojë përfundimisht njollat e fantazisë mbi emrin e UÇK-së, drejtësia duhet ta mundë njëherë e mirë padrejtësinë. Çdo vendosje ekuivalence mes akuzave të fajësisë mbi çlirimtarët dhe lirisë që ata sollën për shqiptarët e Kosovës do të ishte një barazim i turpshëm i së keqes me të mirën, një pllakë turpi në historinë e popujve për liri dhe drejtësi”, është shprehur Spiropali.

 

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, është dëshmitari i parë i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi, nga 11 sa është paralajmëruar se do të paraqiten gjithsej në rastin më të madh të Speciales.

Edhe Rubin përfundon dëshminë treditore në Gjykatën Speciale Arbëri Rubin përfundon dëshminë treditore në Gjykatën Speciale