Avokati Gafurr Elshani është i ftuari i radhës nga Prokuroria e Specializuar për intervistim në Hagë, në cilësinë e dëshmitarit.
Elshani ka bërë të ditur se për ftesën është njoftuar përmes e-mailit. Ai ka thënë se ftesat e Speciales janë vetëm përpjekje për të sajuar akuza kundër UÇK-së, raporton KTV.
Gafurr Elshani ishte disenjator i emblemës së UÇK-së, si dhe pjesë e udhëheqjes së Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Ai, gjithashtu, është edhe këshilltar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Sipas kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, Gjykata Speciale deri më tani ka ftuar mbi 270 pjesëtarë të UÇK-së. Sipas tij, vetëm gjatë këtij viti janë ftuar 13 të tillë. Prej tyre 60 për qind në cilësinë e dëshmitarëve dhe 40 për qind në cilësinë e të dyshuarve.
-
Dorëzohet në Speciale peticioni me 200 mijë nënshkrime
-
Avokati i Veselit i quajti bërllok provat e Prokurorisë
-
Mbrojtja e Krasniqit përmbyll fjalën përfundimtare, nisin pyetjet e gjyqtarëve
-
Dixon: Veseli mori pjesë vetëm në tri takime të Shtabit të Përgjithshëm
-
Deputetëve u dhurohen brosha me figurat e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë