Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuhi Krasniqi ftohet nga Specialja

Foto: Koha

Ish-luftëtari Nuhi Krasniqi ka pranuar ftesë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

”Sot mora lajmin që avokati dhe luftëtari i lirisë së UÇK’së z. Nuhi Krasniqi është thirrur nga gjykata speciale. Si gjithë luftëtarët e lirisë edhe ky do të dalë i pastër”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale e themeluar në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, do t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, deputetët patën votuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese të cilat i kishin hapur rrugë themelimit të kësaj gjykate të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithëse për intervistim janë ftuar dhjetëra persona, Gjykata Speciale ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Artikuj të ngjashëm