Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës në Hagë

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, do të vazhdojë të hënën.

Gjykimi ndaj Shalës do të vazhdojë në orën 09:30, ndërsa transmetimi do të nisë 45 minuta me vonesë.

Më 25 prill Shala e ka dorëzuar dosjen paraprake për gjykimin që po zhvillohet ndaj tij.

Ai po qëndron në Hagë prej marsit të vitit 2021.

Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet z.Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.