Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë të martën fillon gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, ndaj të cilit rëndojnë akuza nën pretendimin për krime lufte.
Seanca është paralajmëruar se do të fillojë në ora 9:30, por do të transmetohet me 45 minuta vonesë (ora 10:15)
Në paraqitjen e tij të parë, Shala ishte deklaruar i pafajshëm, ndërsa nesër i njëjti do të ketë mundësi të ri-konfirmojë këtë.
Me fillimin e gjykimin, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësi i viktimave si dhe mbrojtja e Shalës do të kenë nga dy orë për të bërë deklaratat hyrëse.
Ndërsa pas fjalës hyrëse të avokatit të tij, Shala pritet të bëjë një deklaratë pa betim.
Trupi gjykues në këtë çështje ka bërë të ditur se paraqitja e provave, përfshirë thirrjen e dëshmitarëve, do të fillojë më 27 mars të këtij viti.
Edhe
Shala ankohet në Supreme kundër vendimit për dëmshpërblim prej 208 mijë eurove ndaj viktimave
Pjetër Shala po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej marsit të vitit 2021.
Sipas Speciales “Krimet për të cilat akuzohet Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999 kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës(Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë-arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës./ksp
-
Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë
-
Vazhdon edhe sot procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Specialja cakton datën e shpalljes së vendimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Syla: Protestën në Kroaci për ish-krerët e UÇK-së e presim po aq madhështore sa të tjerat